Një trup i pajetë është gjetur në një zonë malore të Leposaviqit.
Vdekja po konsiderohet e dyshimtë, mirëpo nga Policia thonë se i vdekuri ishte zënë nga një dru.
Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Ai ka thënë se nga hetimet fillestare dyshohet për vdekje aksidentale.
“Është një vdekje që trajtohet si vdekje e dyshimt por dyshojm se vdekja ka ardhe si pasoj e lëndimit nga drunjët që i kanë rënë përmbi trupin e tij”, ka thënë Veton Elshani.