Home Lajme Gjendet një pushkë në valixhen e një personi në Aeroport

Gjendet një pushkë në valixhen e një personi në Aeroport

0
Gjendet një pushkë në valixhen e një personi në Aeroport

Një pushkë pneumatike është gjetur në valixhen e një personi në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:00.

Pushka është gjetur në valixhen e një të dyshuari, gjatë kontrollit nga ana e zyrtarëve doganorë, raporton Indeksonline.

Pushka pneumatike është konfiskuar.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt” bëhet e ditur në raport policor.

Rasti është cilësuar si “Import, eksport, furnizim apo shitje e paautorizuar e armës”

Exit mobile version