11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Gjendet një person i vdekur në Prizren, dyshohet se është shtetas i huaj

- Advertisement -

Një person është gjetur i vdekur këtë të shtune në Vërmicë të Prizrenit.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi theksoi se viktima është gjetur afër xhamisë së fshatit, derisa dyshohet të jetë shtetas i huaj.

“Sot rreth orës 16:22, është gjetur një trup i pajetë në afërsi të xhamisë së fshatit Vërmicë të Prizrenit, i cili dyshohet te jetë shtetas i huaji”, është shprehur Gashi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe përfaqësuesit e policisë së Shqipërisë, për shkak se rasti ka ndodhur në vijën kufitare me Shqipërinë.

“Të gjitha njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes, përfshirë prokurorin e shtetit, hetuesit nga IML si dhe përfaqësuesit e policisë se Republikës së Shqipërisë. Për detaje do tu njoftojmë me raport shtesë lidhur me këtë rast”, shtoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit