Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjilan, në një deponi mbeturinash është gjetur një mjet i dyshuar shpërthyes.
Njësit për deminim të KFOR-it kanë tërhequr mjetin në mënyrë të kontrolluar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ne deponinë e mbeturinave te forta ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it ka tërhequr mjetin e dyshuar në mënyrë të kontrolluar”, thuhet në raport.