12.5 C
New York
Monday, April 28, 2025

Buy now

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Kaçanik, dyshohet se është nga lufta e Dytë Botërore

- Advertisement -

Një mjet i pashpërthyer është gjetur të shtunën në fshatin Stagovë të Kaçanikut.

Zëdhënësi për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur për Klankosova.tv. se mjeti dyshohet se përket Luftës së Dytë Botërore.

“Patrulla policore ka marrë masa duke bllokuar rrugët alternative pranë vendit të ngjarjes. Në vend kanë dalë njësitë e FSK-së dhe KFOR-it”, deklaroi Veseli.

Sipas KFOR-it, ekziston rreziku që mjeti të shpërthejë pas 72 orësh dhe kanë rekomanduar sigurimin e mjetit deri më 30.04.2025, pas kalimit të afatit të rrezikut, për të ndërmarrë më pas veprimet e nevojshme”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit