30.4 C
New York
Wednesday, August 13, 2025

Buy now

Gjendet në një kamp në Angli kosovari Veton Canolli që u raportua i zhdukur dje

- Advertisement -

Është gjetur shtetasi i Kosovës, Veton Canolli, i cili u raportua si i zhdukur dje nga ana e familjes së tij pasi ishte nisur nga Anglia 10 ditë më parë

Lajmin e ka bërë të ditur familjari i Vetonit, Milazim Canolli, i cili tha se Vetoni është gjetur shëndosh e mirë në një kamp në Angli.

“Faleminderit nga zemra për angazhimin, kontributin dhe lutjet tuaja. Një falënderim i veçantë shkon për Ambasadën e Kosovës në Angli si dhe për të gjithë miqtë, shokët dhe familjarët që u interesuan dhe u angazhuan për gjetjen e Vetonit”, shkroi Milazim Canolli.

Dje familja pati pohuar se Vetoni ishte nisur nga Anglia për në Kosovë dhjetë ditë më parë, por që prej asaj kohe s’kishin informata rreth vendndodhjes së tij.

Të ngjashme

Të fundit