Altin Krasniqi, i biri i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, ishte në listën e kandidatëve për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Nga më se 80 për qind të votave të numëruara në nivel vendi, mbrëmë janë publikuar rezultatet edhe për kandidatët e PDK’së.
Krasniqi ende nuk e ka bërë të ditur nëse do të arrijë të bëhet deputet i nomenklaturës së ardhshme. Gjithsesi, një ditë pas zgjedhjeve ai ka falënderuar aktivistët dhe mbështetësit e PDK’së për votat.
“Një falënderim i madh u takon aktivistëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike të Kosovës për përkushtimin, mundin dhe mbështetjen e madhe që më kanë dhënë mua dhe PDK-së. Kontributi juaj është i pazëvendësueshëm dhe dëshmon për fuqinë e vërtetë të njerëzve që besojnë në vlerat dhe vizionin tonë për Kosovën“, ka thënë ai.