Ekipet e kërkim shpëtimit kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të një prej dy pilotëve të avionit luftarak Phantom F-4 që u rrëzua mëngjesin e së hënës në ujërat e detit Jon.
Autoritetet bëjnë me dije se trupi i pajetë i përket togerit Marios Michael Turoutsikas, 29 vjeç, ndërkohë që vijojnë kërkimet për kolegun e tij Sminagos Efstathios Tsitlakidis, 31 vjeç.
Avioni F-4 Phantom II me dy ulëse po kryente një fluturim stërvitor kur u aksidentua 25 milje detare në jug të aeroportit Andravidas.
Shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërkohë që dy pilotët e kishin të pamundur të hidheshin me katapultë për shkak të kuotës së ulët ku fluturonin. Hetimet kanë nisur, ndërkohë që autoritetet kanë grumbulluar dhe pjesë të avionit në det.