Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar informacion rreth orës 13:35 për një rast të një personi të vdekur në hapësirat e “Parkut Inovativ” në Prizren.
Personi i gjetur pa shenja jete është një punëtor 55 vjeçar.
Sipas Policisë, të dhënat fillestare tregojnë se i ndjeri ka qenë punëtor në atë park.
“Njësitet relevante policore kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer të gjitha procedurat hetimore, përfshirë ekzaminimin e vendit, mbledhjen e provave materiale dhe marrjen e deklaratave nga dëshmitarët”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkaktarit të saktë të vdekjes.
Policia e Kosovës ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes” dhe është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.