Një person i moshës 54 vjeçare është gjetur i vdekur në një ordinancë dentare në Prizren.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar Policia e Prizrenit.
“Sot me datë 17.01.2025, rreth orës 10.37 është pranuar informata se në ordinancën dentare ‘Kiseri Dent’, e cila gjendet në sheshin Shatërvan, në Prizren, është gjet një person për të cilin dyshohet se ka kryer vetëvrasje me varje”, thuhet në konfirmimin e Policisë.
“Nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e viktimës”. Në vendngjarje kanë dalë hetuesit dhe hetuesit e vendit të ngjarjes (forenzika) nga Sektori Rajonal i Hetimeve. Viktima është A.K. viti i lindjes 1970, mashkull”, ka thënë Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit.
Bytyqi ka theksuar se pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.