29.1 C
New York
Friday, June 6, 2025

Buy now

Gjendet i vdekur një burrë në një banesë në Fushë Kosovë, Policia nis hetimet

- Advertisement -

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e së martës në një banesë në Fushë Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar për Express zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sonte rreth orës 20:00 kemi pranuar informatë për një person (mashkull) pa shenja jete, në një banesë në rrugën ‘Besa Besë’ në Fushë Kosovë”, tha Ahmeti.

Ajo bëri të ditur se vdekja e personit është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjentë në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, Policia, në koordinim me Prokurorinë, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat që karakterizojnë rastin.

Të ngjashme

Të fundit