Një burrë është gjetur pa shenja jete në afërsi të një shtëpie të pabanuar, e cila ishte përfshirë nga zjarri në rrethana ende të panjohura.
Rasti ka ndodhur në Lipjan, të enjten në ora 13:33.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit të cilët e kanë fikur zjarrin dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti po vazhdon të hetohet.