Një person është gjetur pa shenja jete të mërkurën në rrugën “Ukshin Hoti”, në lagjen Arbana të Prizrenit.
Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, i cili ka bërë të ditur se viktima është identifikuar si F.Th., mashkull, rreth 36 vjeç, nga Mamusha, shkruan Insajderi.
Sipas Policisë, rasti është raportuar më 7 janar 2026, rreth orës 12:40, kur autoritetet kanë pranuar informatën se një person dyshohej se nuk kishte shenja jete. Menjëherë pas njoftimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, së bashku me ekipin e emergjencës.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar dhe zbardhur plotësisht rrethanat e rastit






