Craig Ainsworth, ish-anëtar i marinës mbretërore britanike dhe ish-truproja i David dhe Victoria Beckham, u gjet i vdekur në Spanjë.
Për të ishte shpallur më parë një kërkim i madh nga policia, shkruan Mirror, dhe lajmi për vdekjen e tij u shpërnda nga nëna e tij.
Para se të kryente vetëvrasje, Craig u drejtua te ndjekësit e tij në rrjetet sociale me një letër lamtumire, ku shpjegoi arsyet pse mori këtë vendim kaq radikal.
“Që të jetosh është gjëja më e rrallë në botë. Shumica e njerëzve ekzistojnë, kjo është gjithçka. Për shumicën tuaj ky do të jetë një shok, por kam qenë në dhimbje të madhe gjatë katër viteve të fundit që kur bllokimi nervor shkatërroi gjithçka që kam ndërtuar, dhe humba disa njerëz vërtet të mrekullueshëm që isha krenar t’i quaja miq dhe kolegë. Posaçërisht Ryan dhe Jamie, të cilët ishin si vëllezërit e mi. Anëtarët e familjes sime më sulmuan dhe më poshtëruan publikisht, edhe pse e dinin që isha në gjendje të keqe, dhe humba miq me të cilët kam qenë në kontakt për 20 vjet, që vendosën të flasin për mua, në vend që të flisnin me mua. Kur kisha më shumë nevojë për të gjithë, ata e zgjedhën të më sulmojnë në vend që të më mbështesin, dhe kjo është diçka nga e cila nuk jam shpërblyer kurrë. Kjo më thau thjesht”, shkruajti Craig në postimin e tij të fundit.
Craig Ainsworth shtoi se “nuk dëshiron varrim, por që eshtrat e tij të hidhen në det”.
Ainsworth ka punuar për David dhe Victoria Beckham nga 2013 deri në 2015, kur ata jetonin në “Holland park” në Londër. Ai ka folur për çiftin pasi është publikuar një dokumentar për ta në Netflix.
“David ishte sharmant. Victoria mbante veten, ishte me fëmijët ose punonte. Fëmijët e tyre janë shumë të edukuar, duke marrë parasysh sa shumë ndjekës kanë. Të jesh kaq i famshëm dhe të mbash familjen, pra duhet të bëjnë diçka të jashtëzakonshme dhe të jenë shumë të mirë”, tha ai atëherë.