23.7 C
New York
Tuesday, August 19, 2025

Buy now

Gjendet i vdekur ish-futbollisti i Zimbabwes, Tendai Ndoro

- Advertisement -

Ish-futbollisti i Zimbabwest, Tendai Ndoro ka vdekur në moshën 40 vjeçare.

Ndoro u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Johannesburg, Afrika e Jugut.

Raportohet se ai ishte duke e luftuar sëmundjen e rëndë qe një kohë të gjatë, shkruan “Mirror”, përcjell “Gazeta Express”.

Sulmuesi kishte luajtur 14 herë për Zimbabwe mes viteve 2013 e 2017, ndërsa i kishte shënuar 5 gola.

Ai kishte luajtur për klubet jug-afrikane: Orlando Pirates, Ajax Cape Town dhe Highlands Park, si dhe e kishte kaluar një sezon në ekipin e Arabisë Saudte, Al-Faisaly dhe tek ai i Omanit, Al-Orouba.

Ish-klubet e tij i kanë shprehur ngushëllime familjes pas lajmit trishtues që e morën, duke e bashkë ndjerë dhimbjen me ta.

Ndoro i kishte shënuar 25 gola në 48 ndeshje të ligës me Orlando Pirates mes periudhës 2015 e 2017.

Ai ishte i dashur për tifozët e ekipit nga Afrika e Jugut, të cilët shprehën ngushëllime përmes rrjeteve sociale.

Të ngjashme

Të fundit