Gjendet i vdekur i moshuari që ishte raportuar i zhdukur që nga vera e vitit të kaluar

- Advertisement -

Beqir Shaqir Maloku nga Istogu që ishte raportuar i zhdukur, është gjetur pa shenja jete.

Mediumi lokal istogas, RTV Fontana, ka raportuar se Maloku u gjet rreth 100 metra afër vendit ku më parë ishin gjetur syzet e tij.

Sipas tyre, trupin e të ndjerit e ka gjetur vëllai i tij.

Maloku ishte raportuar i zhdukur që nga vera e vitit të kaluar.

Të ngjashme

Të fundit