Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se këtë të shtune, bashkë me policinë kanë marrë pjesë në një operacion kërkimi pasi janë njoftuar për humbjen e një personi nga fshati Veriq i Istogut.
Sipas një njoftimit nga shoqata, bëhet e ditur se pas një kërkimi intensiv dhe të organizuar mirë, personi i humbur është gjetur afër fushës së futbollit nga ana e Policisë së Kosovës.
“Sot rreth orës 12:00, kemi marrë një njoftim nga familja Dakaj nga fshati Veriq, Komuna e Istogut, të cilët na informuan për humbjen e familjarit të tyre, A.D. Pas marrjes së këtij informacioni, SHKKSH mori vendim për të marrë pjesë në kërkimin e personit të humbur.”
“Në këtë operacion kanë marrë pjesë pjesëtarë të SHKKSH-së dhe Policia e Kosovës, stacioni Istog. Pas një kërkimi intensiv dhe të organizuar mirë, personi u gjet afër fushës së futbollit nga ana e Policisë së Kosovës rreth orës 15:00.”- thuhet në njoftim.