Edhe një trup i pajetë i një terroristi të vrarë nga forcat e policisë gjatë ditës së djeshme është gjetur afër vendit ku ndodhi sulmi dje në Banjskë. Kështu mëson lajmi.net nga burime të sigurta.
Me këtë, nga ajo që dihet nga shifrat zyrtare, numri i sulmuesve të vrarë ka arritur në katër, shkruan lajmi.net.
Lajmi.net ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Policia e Kosovës për këtë çështje, mirëpo ata nuk kanë qenë të qasshëm.
Policia ndërkaq po vazhdon me lokalizimin e disa shtëpive në të cilat dyshohet se ka armatim.
Gjithashtu, në lidhje me rastin janë arrestuar deri tash të paktën gjashtë persona