16.9 C
New York
Saturday, April 19, 2025

Buy now

Gjendet e vdekur një grua në Obiliq, policia jep detaje

- Advertisement -

Sot është gjetur e vdekur një grua 48-vjeçare në fshatin Raskovë të Obiliqit.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, cila se tha se rrethanat e vdekjes janë “ende të paqarta”.

“Rreth orës 13:00, në fshatin Raskovë të Obiliqit, është raportuar për një person pa shenja jete. Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në rrethana ende të paqarta një person ka vdekur. Në vendin e ngjarjes ka intervenuar edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, (femër), 48-vjeçare”, konfirmoi policia.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkohë që hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit kanë nisur në koordinim të plotë me Prokurorinë

 

Të ngjashme

Të fundit