20.1 C
New York
Wednesday, June 11, 2025

Buy now

Gjendet e vdekur një 62-vjeçare në Gurakoc të Istogut, Prokuroria jep detaje

- Advertisement -

Një grua e moshës 62-vjeçare është gjetur e vdekur në rrethana të dyshimta në Gurakoc të Istogut.

Rastin për vdekjen e saj e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës.

Sot në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 7:20, kemi pranuar informatën se një person i gjinisë femërore është gjendur pa shenja jete në Gurakoc të Istogut”, ka thënë Nikçi për Klanin, teksa ka sqaruar se në vendin e ngjarjes ka dalë Policia.

Po ashtu, ai tha se prokurori i krimeve të rënda ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për autopsi.

 

Të ngjashme

Të fundit