Një 75-vjeçare është gjetur e vdekur sot pasdite në banesën e saj në Bresje të Fushë-Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti bën të ditur për Teve1.info se aktualisht rasti po hetohet si “Vdekje e dyshimtë”.
“Rreth orës 17:00, nga një ekip mjekësor kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në Bresje të Fushë Kosovës. Viktimë në këtë rast është një grua e moshës 75 vjeçare. Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, theksoi Ahmeti.