Trupat e pesë skiatorëve janë gjetur nga ekipet e shpëtimit pranë resortit luksoz Zermatt të Zvicrës.
Ata u gjetën një ditë pasi shërbimet e urgjencës u alarmuan nga një grup alpinistësh që ngjiteshin në Rimpfischhorn për disa palë ski të mbetura pranë majës.
Kërkimet ajrore dhe tokësore çuan në zbulimin e trupave poshtë majës në akullnajën Adler, tha policia lokale e Valais në një deklaratë të dielën, shkruan BBC.
Viktimat u gjetën në lartësi të ndryshme mbi ‘mbeturinat’ e ortekëve në zonat me lartësi të madhe pranë kufirit zvicerano-italian.