Lajme

Gjenden sërish mbetje mortore në Prekaz të Poshtëm, dyshohet se i takojnë kohës së luftës

By GAZETA SCANNER 1

November 20, 2023

Mbetje skeletore të një njeriu janë gjendur sot në Prekaz të Poshtëm.

Ato dyshohet se i takojnë një individi që nga koha e luftës.

Në të njëjtin lokacion janë gjetur edhe tre trupa, siç ka konfirmuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Postimi i plotë:

Sot, gjatë vazhdimit të punëve në lokacionin Prekaz i Poshtëm, ekipet e IML-së dhe EULEX, me mbështetjen e policisë, KQPZH dhe ICRC kanë arritur të gjejnë dhe të tërheqin mbetjet skeletore të një individi që i takon kohës së luftës. Mbetjet mortore janë dërguar në IML me ç’rast do t’i nënshtrohen ekzaminimit dhe identifikimit mjeko ligjor. Në të njëjtin lokacion janë gjetur edhe tre trupa para 11 ditëve. Punimet pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës së neserme.

Falenderoj ekipet për punën dhe angazhimin.