Të hënën në rrugën Kral Petri të Zveçanit policia ka gjetur pajisje ushtarake, granata dore dhe pushkë automatike.
“Policia gjatë kontrollit prapa një garazhi në afërsi të shtëpisë së dëshmitarit mashkull kosovar, ka gjetur dhe sekuestruar tri bure (fuqi) në të cilat ishin: katër granata dore, dy pushkë automatike AK-47, shtatë karikatorë, 156 fishekë, si dhe pajisje tjera ushtarake”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Rasti është iniciuar në konsultim me prokurorin dhe mbetet në hetime”.