5.7 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Gjenden pa shenja jete dy persona në 24 orët e fundit në Kosovë

- Advertisement -

Dy persona janë gjetur pa shenja jetë në Fushë Kosovë dhe Podujevë, teksa Policia ka bërë të ditur se po i heton rastet.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se një person është gjetur pa shenja jetë në Fushë Kosovë.

“Rr. Kongresi i Lushnjës, Fushë Kosovës, 01.04.2022 – 00:43. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën ku ishte duke jetuar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Ndërsa një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Bajqinë të Podujevës.

“Fsh. Bajqinë, Podujevë, 01.04.2022 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës dhe sipas tij nuk vërehen shenja dhune. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit