Një nga pengjet që mendohet se ishte rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor është shpallur i vdekur pasi trupi i tij u gjet në Izrael, kanë konfirmuar Forcat Mbrojtëse të Izraelit.
IDF-ja tha se eshtrat e Elyakim Libman u identifikuan përmes një “hetimi të plotë dhe kompleks”, raporton BBC.
Libman punonte si roje sigurie në festivalin Nova në kohën e sulmit.
Familja e tij tha se ai qëndroi për orë të tëra duke trajtuar të plagosurit e tjerë.