15.9 C
New York
Sunday, May 11, 2025

Buy now

Gjenden motoristët nga Suhareka që u zhdukën në Shtërpcë

- Advertisement -

Katër motoristët që u zhdukën në Shtërpcë janë gjetur shëndosh e mirë.

Kështu ka konfirmuar për IndeksOnline, kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Me të marrë lajmin për zhdukjen e katër motoristëve nga Suhareka, Muharremaj iu bashkëngjit policisë në malet e Shtërpcës, për të ndjekur nga afër operacionin e kërkim-shpëtimit.

Katër motoristët u gjeten në pjesën malore të quajtur Rrokopeq, pranë fshatit Maçitevë të Suharekës.

Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, dhe për gjetjen e tyre ishin angazhuar njësitet policore dhe Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.

Të ngjashme

Të fundit