Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në fshatin Morinë të Skenderajt janë gjetur mbetje eshtërore.
Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se këto mbetje janë gjetur gjatë gërmimeve të realizuara në këtë fshat.
Sipas policisë, dyshohet se këto mbetje i përkasin personave të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998–1999.
“Skënderaj, Mitrovicë 1998/99. Më 29.01.2026, rreth orës 10:00, nga njësiti për hetimin e personave të zhdukur gjatë luftës, në bashkëpunim me IML-në, janë bërë gërmime në fshatin Marinë, ku janë hasur mbetje të eshtrave që dyshohet se i përkasin njeriut. Mbetjet e eshtrave janë marrë nga njësia e IML-së për ekzaminim”, është thënë në raportin e Policisë.





