Policia ka bërë të ditur se gjatë ditës në Prizren janë gjetur dy persona pa shenja jete, njëri 59 e tjetri 72-vjeçar.
Në rastin e parë, rreth orës 11:00 në rrugën Shuaip Spahiu, një person është gjetur pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia e njësitet mjekësore. Rasti është duke u trajtuar.
“Me datë 28.10.2024 pak para orës 11:00, në rrugën Shuaip Spahiu në Prizren është raportuar se është has një person pa shenja jete, patrulla i është përgjigjur rastit dhe është informuar urgjenca dhe njësitet tjera përgjegjëse të cilat edhe kanë dalë në vend ngjarje dhe rasti është duke u trajtuar. Viktima është B.K. mashkull rreth 72 vjeçar”, ka thënë toger Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.
Teksa në rastin tjetër, rreth orës 14:00 në Rrugën “Adem Jashari” është hasur një person në tokë pa ndjenja. Të njëjtit filliimisht i është kthyer vetëdija, por pas një ore e gjysmë ka vdekur. Edhe ky rast po hetohet.
“Më datë 28.10.2024, rreth orës 14:00, rrugën Adem Jashari në Prizren është raportuar se është hasur një person i shtrirë në tokë pa ndjenja, patrulla i është përgjigjur rastit i është dhënë ndihma e parë dhe është informuar emergjenca e cila pasi personit ia ka kthyer vetëdijën e kanë marrë në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Më vonë rreth orë 15:30 nga Spitali Rajonal jemi informuar se viktima ka vdekur. Është njoftuar prokurori dhe njësitet tjera përgjegjëse të cilat edhe kanë dalë në vend ngjarje dhe rasti është duke u trajtuar. Viktima është N.Sh. mashkull rreth 59 vjeçar”, ka thënë toger Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit