2.5 C
New York
Sunday, February 23, 2025

Buy now

Gjenden disa fletëvotime të pavulosura më numrin e Vetëvendosjes- Reagon PDK në Shtime

- Advertisement -

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Shtimë ka njoftuar se ka hasur disa fletëvotime të pavulosura e të cilat mbajnë numrin e Lëvizjes Vetëvendosje në QNR të Shtimes.

“Kjo ngre dyshime serioze për kepërdorimin e vullnetit të qytetarëve të Shtimes gjatë procesit të votimit”, shkruan në reagim.

Kjo parti i ka bërë thirrje Prokurorisë që të nisë hetimet për këtë çështje.

Reagimi i plotë:

Partia Demokratike e Kosovës, Dega Shtime, shpreh shqetësimin e thellë lidhur me gjetjen e disa fletëvotimeve të pavulosura e që mbajnë numrin e subjektit të Lëvizjes Vetëvendosje në Qendrën e Numërimit në Shtime. Kjo ngre dyshime serioze për kepërdorimin e vullnetit të qytetarëve të Shtimes gjatë procesit të votimit andaj i bëjmë thirrje Prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet për këtë çështje, për të siguruar integritetin e procesit zgjedhor.

Çdo përpjekje për të manipuluar vullnetin e qytetarëve është e papranueshme dhe cenon rëndë demokracinë tonë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit