13.8 C
New York
Wednesday, March 19, 2025

Buy now

Gjen trupin e djalit pas 26 vjetësh, emocionon babai: Ma morën Mentorin nga duart

- Advertisement -

Plot 26 vite priti, Maliq Kryeziu nga Malisheva për të mësuar diçka më shumë për fatin e djalit të tij, Mentor Kryeziu, i cili u zhduk gjatë luftës së fundit në Kosovë më 4 prill 1999.

Dje, ai mori lajmin se trupi i Mentorit ishte gjetur, dhe identifikuar, njofton Klankosova.tv.

Në një intervistë emocionale, për emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, Maliqi rrëfeu se ka pritur gjatë, duke e shpresuar kthimin e djalit të tij.

Fillimisht, serbët i kishin thënë se Mentorin do ta merrnin për të punuar, dhe ai ka pritur një javë në kufirin me Shqipërinë, duke pyetur njerëzit, disa nga të cilët i thanë se ai mund të ishte ende i gjallë, ndërsa të tjerë i thanë se kishte vdekur.

Pas një periudhe 10 vjeçare, Maliqi humbi çdo shpresë, por dje më në fund mori lajmin se trupi i djalit ishte gjetur.

Ai e përshkroi këtë si një moment dhimbjeje, duke thënë se Mentorin ia morën nga duar e se do donte të shkonte bashkë me të.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit