0.6 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Gjeloshaj: Alternativa e ka nënshkruar marrëveshjen për qeverinë e re si një zgjidhje kompromisi

- Advertisement -

Kryetari Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, në Kuvendin e Malit të Zi sot ka thënë  se ka nënshkruar marrëveshjen për qeverinë e re “si një zgjidhje kompromisi”.

“E kuptoj që ka interpretime të ndryshme për shkak të së kaluarës, për shkak të asaj që dikush ka thënë dikur, por duhet mbajtur mend se sado sfida të ketë pasur, nuk ka pasur destabilitet”.

“Ne jemi të ndryshëm, por duhet të shikojmë nga e ardhmja. Forumi Shqiptar do të qëndrojë në përputhje me parimet tona programore”, tha ai në seancën e sotme të Kuvendit ku pritet të zgjidhet kryetari i ri.

Kandidat për kryetar është Andrija Mandiq, drejtues i koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi”. Po ashtu, do të votohet edhe për Qeverinë e re të Malit të Zi.

Gjeloshaj, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetari të Komunës së Tuzit, pasi është në koalicionin qeverisës ku pritet të bëhet zëvendëskryeministër i qeverisë malazeze, shkruan Vijesti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit