Britney Spears ka shprehur mendimin e saj për dokumentarët e realizuara për të në vitet e fundit. Këngëtarja me famë botërore, e cila së fundmi u martua me Sam Asghari, detajoi atë që përjetoi kur pa dokumentarët që flisnin për jetën e saj të trazuar.
Dokumentari i New York Times “Framing Britney Spears” që u publikua në shkurt të vitit 2021 dhe ai i Netflix “Britney vs. Spears”, publikuar në shtator 2021 eksplorojnë seksizmin me të cilin u përball Spears gjatë famës dhe kujdestarinë ligjore 13 vjeçare.
Spears pati një betejë të gjatë ligjore kundër babait të saj, i cili ishte kujdestari i saj, përpara se të fitonte përfundimisht pavarësinë në nëntor 2021. Këngëtarja shprehet se dokumentarët kishin një ton poshtërues duke e krahasuar me atë që i ka bërë familja e saj.
“Seriozisht sidoqoftë, mendoni pak, unë kurrë nuk kam parë kaq shumë dokumentarë të realizuar për një person as për ëill Smith, Gëyneth Paltroë apo Jennifer Lopez. Asnjë person në botë nuk do të mundte – një rrjet, prodhim televiziv apo ndonjë tjetër për këtë çështje – të gërmonte aq shumë pamje negative dhe të bënte programe duke pretenduar se po ‘më ndihmojnë’.
Vërtet??? Ishte gjëja më fyese që kam parë ndonjëherë në jetën time dhe çdo person me të cilin kam folur ka thënë se kjo është arsyeja pse kujdestaria përfundoi. Nuk mund ta kenë seriozisht??? Kjo është gjëja më e trishtueshme që kam parë ndonjëherë në jetën time, kështu që njerëzit vetëm largohen nga ajo që më bënë mua.”
Kujdestaria e Spears u ndërpre në nëntor 2021. Në qershor të këtij viti, ajo u martua me të dashurin Sam Asghari në shtëpinë e saj në Thousand Oaks, Kaliforni, përpara disa dhjetëra të ftuarve, përfshirë Selena Gomez, Drew Barrymore, Paris Hilton dhe Madonna.