Gjatë vitit 2023 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, janë realizuar 23 mijë e 082 operime ajrore komerciale. Krahasuar me vitin paraprak 2022, është shënuar rritje prej 6.8 për qind, të operimeve ajrore komerciale.
“Operimet e menaxhuara 2023. Gjatë vitit që lamë pas, ASHNA shërbeu/menaxhoi në total 23082 operime ajrore komerciale. Në krahasim me vitin paraprak (2022), u shënua rritje prej 6.8%”, thuhet në njoftimin e Agjencoisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA).