Kur diçka tingëllon tejet e mirë për të qenë e vërtetë, kjo vjen ngase kryesisht nuk është.
Kështu thuhet, proverbialisht, thuajse në të gjitha kulturat e botës.
Pohimet e jashtëzakonshme kërkojnë edhe dëshmi të jashtëzakonshme.
Sepse: shumë e mirë dhe shumë e thjeshtë për të qenë e vërtetë, e përmbledh urtia.
Fushtata zgjedhore po shkon drejt fundit dhe ‘mjeshtri’ i të thënit gjëra “shumë të mira për të qenë të vërteta”, Albin Kurti i Vetëvendosjes, i është përvishur punës.
“Kemi krijuar 85 mijë vende të reja të punës”, është një nga këto pohime të jashtëzakonshme.
Fakticiteti i këtij pohimi duke qenë i paqëndrueshëm, sepse formalizim i vendeve të punës, punësime sezonale të regjistruara për periudha të shkurtëra dhe të mbetura si numra-të-pa-jetë në databaza, ajo jepet si një statistikë që pretendon të vërtetë të ngurtë.
Referenca më e saktë për matjen e sa të punësuar aktivë janë pasqyrat e Trustit penzional, përkatësisht llogaritë aktive në Trust.
“Ae dini sa janë 85 mijë vende të punës që i kemi krijuar? Sa gjashtë stadiume të Fadil Vokrrit plot me njerëz. Aq kemi punësuar”, vazhdon ta ‘zbërthejë’ imazhërinë e pretendimit të tij.

Imazhi? Edhe ky “shumë i mirë për të qenë i vërtetë” dhe retorikisht mbase efektiv.
Por, nëse 85 mijë vende puna janë krijuar se “6-7 stadiume Fadil Vokrri plot me njerëz” atëherë, bazuar në të dhënat zyrtare të EUROSTAT-it të Bashkimit Evropian, gjatë qeverisjes së Abin Kurtit janë larguar nga vendi mbi 210 mijë njerëz (pa të dhënat e vitit 2025)
Në logjikën e njëtjë, atëherë i bie që gjatë Albin Kurtit si kryetar shteti, janë larguar rreth “16 stadiume të mbushur me njerëz” për të jetuar në vende të Bashkimit Evropian.


Kjo është vetëm një nga shembujt se si Albin Kurti i Vetëvendosjes operon me statistika.
Statistikat duke qenë zanati i të mos pasurit nevojë kurrë ta kesh gabim.
Mënyra e operimit…
Një e-mail brendaqeveritar që kishte siguruar portali “Demokracia.com” kishte shpërfaqur “modus operandi”-n e pushtetit të Vetëvendosjes dhe propagandizimit me statistika.
Aty Sekretaria Koordinues i Qeverisë u kërkon ministrive të shkruajnë 4-5 arritjet kryesore “me sa më shumë shifra”.
“Me sa më shumë shifra”, është ngopja propagandistike me të cilën Vetëvendosja i kryen “pohimet e jashtëzakonshme” për filan-arritjet, duke i lartësuar numerikisht sa s’bën.
Metoda mbetet e njëjtë.
Gjatë fushatës zgjedhore Albin Kurti përdredhon gjëra të pakrahasueshme.
“Prej vitit 2018-2020 vetëm 4 milionë euro për armatik…ne e kemi qindfishuar”.
E vërteta duke qenë se FSK kishte vetëm mandat si forcë emergjencash natyrore dhe vetëm në dhjetor të vitit 2018 kalojnë ligjet për transformimin e saj në ushtri.
Ajo s’kishte të drejtë as të armatosej në përmasa ushtrie pa u patur shndërruar në rend të parë në ushtri.
Kur u shndërrua u bë plani 10 vjeçar i tranzicionit në ushtri.
Albin Kurti i ka fituar zgjedhjet në tetor të 2019-ës dhe është në pushtet ende gjer më sot.
Qindfishimi është thjesht propagandizim partiak, i asaj që plani 10 vjeçar për FSK-në në ushti përmban.
“Nuk lëshojmë pe për Republikën e sigurt: në mandatin e ardhshëm do të ndajmë të paktën 1 miliardë euro për mbrojtje dhe ushtri, do të ndërtojmë fabrikën e municioneve dhe dronëve ‘Made in Kosova’ dhe do ta nisim programin e rezervës vullnetare”, shkruan ai. /Nacionale/






