20.1 C
New York
Friday, May 16, 2025

Buy now

Gjashtëmbëdhjetë dështime, Arifi: Populli i Kosovës nuk ka me duru në terma afatgjatë

- Advertisement -

Analisti politik Avni Arifi e ka vlerësuar si pozitiv takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani me liderët e partive politike të vendit.

Në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se është hera e parë që liderët e partive politike po ulen për të biseduar për të gjetur një zgjidhje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pas një kohe të gjatë të dështimit të një sërë seancash.

“Pa marrë parasysh tensionet dhe çka ka ndodh në takim të paktën po bisedojnë, do të thotë është hera e parë që po bisedojnë mundem të them pa marrë parasysh intenca konstruktive kryeministri, megjithatë po bisedojnë para një tavoline”.

“Për herë të parë presidentja i përmendi prerogativat Kushtetuese, pra ekziston edhe një derë tjetër, pra në një formë apo tjetër po hapet rrugë edhe kah një proces tjetër. Është shumë më mirë që e ka filluar këtë iniciative presidentja. Nuk besoj se ka pasë iluzionistë që njerëzit e kanë pritur që po sa të shkojnë do të bëhet zgjidhja, unë nuk besoj se ajo zgjidhje do të zë vend në presidenten e tavolinës”.

“Nëse jo për diçka tjetër atëherë për shkak të raporteve që i ka presidentja Vjosa Osmani me liderin e VV-së, Albin Kurtin, se nuk ia jep atë kredi Osmanit, edhe nëse e ka zgjidhjen magjike. Megjithatë është mirë që po bisedohet, edhe po bisedohet për fazat që po kalojmë”, u shpreh Arifi.

Arifi ka thënë se duket që qëllimi i Albin Kurtit, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, është që të shkojë vendi sërish në zgjedhje, me situatën e krijuar të moskonstituimit të Kuvendit.

“Unë po besoj se nëse do të ishte ajo që Kurti nuk do të besonte se ai nuk do t’i marrë 50 për qind të votave në zgjedhjet tjera nëse mbahen. Ai do të bënte një përpjekje shumë më konstruktive për të bërë një koalicion qysh tash. Ai është kryeministër por nuk do të shkojë deri në pafundësi. Edhe nëse e lejojnë partitë opozitare, qytetarët nuk do ta lejojnë për një periudhë të gjatë”, ka thënë Arifi.

Të ngjashme

Të fundit