3.6 C
New York
Sunday, January 12, 2025

Buy now

Gjashtë të vdekur në një restaurant në Çeki, dyshohet se shpërtheu një bombole e gazit

- Advertisement -

Gjashtë persona humbën jetën nga zjarri në një restorant në Most, tetë të tjerë u plagosën, gjashtë prej tyre në gjendje të rëndë.

Sipas informacioneve fillestare, shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpërthimi i një “bombole me gaz”, por ky version ende nuk është konfirmuar, shkruan mediumi çek “ct24”.

Rasti është duke u hetuar nga hetuesit penalë rajonalë nën dyshimin për rrezikim publik për shkak të pakujdesisë.

Zjarri në rrugën Františka Halase është raportuar të shtunën në orën 23:18.

Forcat e para zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje brenda pak minutash.

“Kur zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje, ndërtesa ishte përfshirë plotësisht nga zjarri, ne filluam menjëherë të shpëtojmë njerëzit, si para ndërtesës ashtu edhe brenda ndërtesës”, tha Petr Pelikus, zëdhënësi i zjarrfikësve.

Zjarrfikësit kanë arritur të vënë nën kontroll zjarrin pak pas orës 01:00, ndërsa gjatë ndërhyrjes ka mbetur i plagosur një pjesëtar i njësisë vullnetare.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit