7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në qendër të Prishtinës, policia jep detaje

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për lajmi.net se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë dhe një furgon.

“Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit gjashtë persona janë  lënduar”, ka thënë ajo.

Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut.

Rasti ka ndodhur rreth orës 06:30. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit