Gjashtë nga shtatë të dyshuarit për vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Likës, janë dërguar në Gjykatën Themelore të Ferizajt.
Në atë seancë pritet të vendoset për paraburgim prej një muaji për të dyshuarit.
Paraburgim veçse i është caktuar të dyshuarit kryesor për vrasjen, Rejhan Belës, 18 vjeçar – i cili ishte i mitur (17 vjeçar) në kohën kur dyshohet ta ketë kryer vrasjen.