Mikel Arteta, është zgjedhur trajneri i muajit në Premier Leauge.
Gjatë këtij muaji, Arsenali, me në krye me spanjollin, realizoi tri fitore dhe realizoi gjashtë gola
Watford, Leicester dhe Aston Villa ishin tri “viktimat” e “The Gunners” gjatë marsit, përcjell Lajmi.net
Në garën për më të mirin e muajit, Arteta mposhti Jurgen Klopp, Antonio Conte, Thomas Tuchel dhe Brendan Rogers.
Falë fitoreve të arritura, Arsenali gjendet në pozitën e katërt në tabelë, me një pikë më shumë se Tottenham Hotspur, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.