Interi bëri rikthim sensacion ndaj Benficas, duke barazuar rezultatin 3-3 në rrethin e pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, për të marrë një pikë.
Pas vetëm pesë minutash lojë, Joao Mario shënoi për skuadrën portugeze, për rezultatin 1-0.
Në minutën e 13-të, ish-lojtari i Nerazzurëve shënoi edhe të dytin, duke dhënë sinjale se skuadra italiane është në probleme.
Portugezi e kompletoi het-trikun në minutën e 34-të, duke lënë të shokuar Interin.
Por, pjesa e dytë ishte e gjigantit nga Serie A, që realizoi tri gola.
Ishte minuta e 51-të kur Marko Arnautovic realizoi për 3-1 nga një asistim i Bisseck,
Shtatë minuta kaluan dhe Interi e realizoi edhe të dytin, tani me anë të Davide Frattesit, që u asistua nga Federico Acerbi.
Për 3-3 u përkujdes Alexis Sanchez, që shënoi nga penalltia në minutën e 72-të.
Real Sociedadi dhe Interi kanë nga 11 pikë në Grupin D dhe tashmë kanë siguruar kualifikimin, ndërsa Salzburgu ka katër dhe Benfica me një.