13.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Gjashtë gola në miqësore, Gjermania shmang disfatën

- Advertisement -

Me fundin e sezonit të rregullt futbollistik, kombëtaret kanë nisur grumbullimin duke qenë se kanë impenjime në kualifikueset e Euro 2024.

Një impenjim që nuk e ka Gjermani si vendi organizator i këtij europiani me “pancerat” që janë të detyruar të luajnë ndeshje miqësore. E para e kësaj periudhe ishte ajo ndaj Ukrainës e përfunduar me shifrat 3-3 dhe që u luajt në Bremen.

Ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh me Fullkrug që në minutën e gjashtë. Megjithatë, ukrainasit u ndezën shpejt dhe barazuan Tsygankov në të 19-tën ndërsa katër minuta më pas kaluan në avantazh duke shfrytëzuar autogolin e Rudiger.

Në fraksionin e dytë, Ukraina ndëshkoi sërish gjermanët me po të njëjtin autor, Tsygankov që trefishoi në minutën e 56-të. U duk se miqtë do ta fitonin ndeshjen mirëpo të besuarit e trajnerit Hansi Flick nuk e kishin thënë fjalën e fundit dhe reaguan në të 83-tën me Havertz për të barazuar më pas në të 91-tën me Kimich që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Sfida e radhës për Gjermaninë është ajo ndaj Polonisë më datë 12 qershor ndërsa katër ditë më pas luajnë edhe ndaj Kolumbisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit