Dhëmbët janë gjëja më e fortë që gjendet në trupin tonë. Pavarësisht kësaj, mund të prishen kaq lehtë dhe ju e dini fare mirë për çfarë e kemi fjalën!
Që prej momentit kur dhëmbët e qumështit na thonë lamtumirë, duhet të mendohemi mirë para se të hapim diçka duke përdoru forcën e tyre. E dini sa objekte (dhe jo vetëm) s’duhet t’i afrohen dhëmbëve? Nëse jo, mendjen këtu!
Konsumi i produkteve me ngjyrë të errët.
Po, e kemi fjalën për kafen, verën e kuqe dhe çdo gjë tjetër me ngjyrë të fortë që na pëlqen kaq shumë! Të gjitha këto kanë tendencën të na zverdhin dhëmbët.
![](https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2019/09/1-146.jpg)
Larja e dhëmbëve gabim ose shumë shpejt!
Mos ushtroni shumë forcë kur lani dhëmbët. Mund t’i dëmtoni dhe dobësoni pa e kuptuar.
![](https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2019/09/785-0-5d7504fac445f.jpg)
Përdorimi i dhëmbëve për thyerje arrash apo si hapëse birre.
O Zot! Mos e bëni më kurrë!
![](https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2019/09/785-0-5d7504f824f0d.jpg)
Hiqni dorë nga veset!
Duke ngrënë thonjtë, ju nuk dëmtoni vetëm ato, por dhe dhëmbët. Lëre pastaj kur vendosni t’i ngacmoni me ndonjë mjet rrethanor që ju gjendet aty pranë.
![](https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2019/09/785-0-5d7504f778165.jpg)
Ushqimet të paketuara në çdo kohë!
Ah, ç’papastërti fshehin ato dhëmbë!
![](https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2019/09/785-0-5d7504fa26e60.jpg)
Zbardhja e tyre në mënyrë të gabuar ose të shpeshtë
Nëse doni dhëmbë të bardhë, gjeni dentistin e duhur ose nëse doni ta bëni në shtëpi një procedurë të tillë, sigurohuni ta bëni tamam, shkruan anabel. E mira është që para se të vendosni për të zbardhur dhëmbët, të konsultoheni me një mjek stomatolog.
![](https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2019/09/785-0-5d7504f96dd3c.jpg)