Ekzistojnë gjashtë arsye përse çdo ditë duhet të pini një gotë qumësht lope apo qumësht bademi me pak mjaltë natyral.
Kombinimi i mjaltit dhe i qumështit kaherë përdoret në ushqim por edhe në kozmetikë, gjë që flet mjaftueshëm për vlerat, por edhe për bashkimin ideal të këtyre dy përbërësve.
Këto janë disa nga përparësitë të cilat shfaqen pas konsumimit të rregullt të qumështit me mjaltin:
Qëndrueshmëria
Një gotë qumësht dhe 2 lugë mjaltë në orët e mëngjesit do të përmirësojnë qëndrueshmërinë. Qumështi përmban proteina, ndërsa mjalti karbohidratet e nevojshme. Qumështin dhe mjaltin mund ta pinë të gjithë personat, pavarësisht moshës dhe gjinisë.
Kujdesi për lëkurën
Edhe mjalti, edhe qumështi kanë veçori antimikrobike. Kjo veçori bëhet edhe më e mirë kur këta dy përbërës përzihen. Shumë mjete për pastrimin e fytyrës bëhen me ndihmën e qumështit dhe mjaltit. Është interesante që ky kombinim përdoret nëpër Spa qendra të ndryshme banjash nëpër botë. Përzieni 3 lugë qumësht të ngrohtë dhe 1 lugë të vogël mjaltë, mbushjen e pambukut lageni në përzierje dhe pastrojeni fytyrën.