![Gjasa të vogla që Bërnabiq të takohet me senatorët amerikanë që ishin në Kosovë Gjasa të vogla që Bërnabiq të takohet me senatorët amerikanë që ishin në Kosovë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/05/auto_Seantoret-Chris-Murphy-dhe-Gary-Peters1684865999.jpg)
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, nuk do t’i takojë senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters, të cilët para disa ditësh ishin në vizitë në Kosovë.
Sipas disa burimeve të Portalit Dukagjini, Brnabiq me shumë gjasë ka refuzuar t’i takoj senatorët amerikan.
Ndryshe, gjatë qëndrimit në Kosovë, presidentja, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti kanë pritur dy senatorët amerikan Chris Murphy dhe Gary Peters. Dy zyrtarët amerikanë kërkuan nga liderët e vendit zbatimin e marrëveshjes me Serbinë. Derisa për Serbinë, kërkuan që të mos e pengojë rrugën e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.