20.7 C
New York
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

“Gjaku i saj i qoftë falë këtij dheu”, Hajdari rrëfen sesi serbët ia vranë vajzën 10-vjeçare

- Advertisement -

Enver Hajdari, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UCK), ka rrëfyer për datën 10 qershor 1999, e cila për fëmijët shënoi një ditë të veçantë gëzimi, por edhe një ditë tragjike për shkak të humbjes së vajzës së tij, Besmires.

Hajdari në Debat Plus, ka përshkruar momentin e rëndë të vrasjes, kur plumbi nga serbët i kishte marrë ëndrrat e lirisë një vajze të vogël, 10-vjeçare.

“Atë ditë kur u shënua festa, gëzimi i popullatës, me datë 10 ka qenë gëzimi më i madh i fëmijëve përpos neve. Po atë ditë, kemi parë në sytë e fëmijëve që gëzimi më i madh ka qenë i tyre sepse ëndrrat e tyre kanë qenë të mangëta sepse u ka munguar çdo gjë që i ka një fëmijë. Vajza ime ka qenë 10-vjeçaree tre muaj, sot kam edhe fletore të saj, kam shkrime kur ka qenë nxënëse shembullore, me të gjitha pesëshe, ka shkruar për Drenicën, duke na parë neve është frymëzuar.

“Me 11 qershor, iu shuan ëndrrat e lirisë, në atë mëngjes rreth orës katër të mëngjesit. Ndodhi kështu, ajo pjesa e lugit ka qenë ku serbët dhe paramilitarët kanë qenë mbi atë lugë të madh diku 200 metra larg. Pjesa tjetër kah Sllatina ka qenë ushtri jugosllave apo serbe, tash prej mllefi ashtu po mendoj unë prej humbjes që kurrë përjetë në Kosovë nuk do të shkelë këmba e serbi, atë ditë ata janë shfryrë në popullatë, dhe kanë qenë diku mbi 8 mijë vetë të sistemuar në atë lugë, në ato mundësi të rrethanave të luftës. Dhe atë natë 4:10 e mëngjesit kanë gjuajtur dhe një plumb e ka rrok Besmiren në gjumë”, ka thënë ai.

“Ne kemi pasur edhe mjekë të luftës, edhe në ato momente janë munduar ta japin ndihmën e parë, të gjitha ishin dalur përjashta, kur e kuptuan që është vrarë secili erdhën për ngushëllime. Në atë moment e kam marrë në dorë, me mjekët, por s’ka pasur fat, sepse vajza ka qenë e mitur, dhe plumbi e ka shpuar përtej ishte mbuluar në gjak. Asnjë familje nuk e përjeton mirë humbjen e një familjari e sidomos evladin është e rëndë”, ka rrëfyer Hajdari.

“Por një qëllim ka qenë kryesor te na, ka qenë çlirimi, dhe kam pasur fatin që edhe si pjesëtarë i UCK, por edhe gjak ia kam falë këtij vendi si shumë shqiptarë të tjerë. Në ato momente nuk i kemi pasur mundësit me varros ashtu siç i ka hije në martiri apo dëshmori, e kemi varrosur në mal, dhe mbas pesë gjashtë muajve e kemi marrë dhe sot Besmira është shkuar me ëndrrën dhe lirinë e Kosovës. Gjaku i Besmirës dhe shumë tjerëve i qoftë falë këtij dheu”, ka deklaruar Hajdari.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit