Policia e Kosovës në Gjakovë, ka ndaluar një person, pasi që i njëjti në zonën 60 km/h kishte vozitur veturën e tij me shpejtësi 153 km/h.
Bazuar në dispozitat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, ndaj drejtuesit të automjetit është shqiptuar gjoba prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për tre (3) muaj.
Njoftimi i plotë:
Drejtuesi i automjetit gjobitet pasi zhvilloj shpejtësi më të lartë se sa shpejtësia e lejuar (i ndalohet drejtimi i automjetit në territorin e Republikës së Kosovës)
Gjatë realizimit të detyrave dhe kontrollit të trafikut në rrugën Pejë-Prishtinë, në fshatin Balincë, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, me anë të laserit për matjen e shpejtësisë, ka identifikuar automjetin, ngasësi i së cilës në këtë pjesë rruge ku kufizimi i shpejtësisë është 60km/h, ka drejtuar mjetin me shpejtësi prej 153km/h.