Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij në Gjakovë.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, në cilësinë e të dyshuarës është intervistruar edhe nëna e tij, pasi dyshohet se i kishte shkaktuar lëndime të lehtë (gërvishtje).
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë,26.08.2023-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës motrës së tij . Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me dëshirën e saj është kthyer në shtëpi. Lidhur me rastin në cilësinë e të dyshuarës është intervistuar edhe nëna e tyre pasi që te dyshuarit i kishte shkaktuar lëndime të lehta (gërvishtje). Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.