Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Prizren, ka ndërmarrë veprime hetimore sipas autorizimit të prokurorit të shtetit, mbi dyshimet se zyrtarë nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Drejtoria për Gjeodezi dhe Kadastër në Gjakovë, kanë mundësuar kundërligjshëm bartjen e pronave në pronësi të personave të tretë.
Pas një mori veprimesh hetimore, të kryera në koordinim me prokurorin e shtetit, janë siguruar dëshmi që mbështesin dyshimin se dy meshkuj dhe dy femra nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Drejtoria e Kadastrës e Gjakovës, dyshohet se me veprimet e tyre në vitet 2018 dhe 2019, kanë lëshuar kundërligjshëm pëlqimet dhe vendimet për parcelizimin dhe bartjen e pronave te personat e tretë, pa dijeninë dhe autorizimin e pronarëve legjitimë.
Personat e dyshuar janë intervistuar në prezencën e mbrojtësve të tyre, ndaj tyre është iniciuar rasti keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe me aktvendim të prokurorit, të katër të dyshuarit janë ndaluar deri në 48 orë