Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Gjakovë një person mashkull kosovar, ka sulmuar fizikisht me sëpatë viktimën mashkull kosovar.
PK-ja përmes raportit të saj të përditshëm, ka shtuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi që ka marrë lëndime trupore nga sulmi.
Tutje, PK-ja shton se njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes mirëpo nuk e kanë haur të dyshuarin i cili gjendet në arrati.
“VRASJE NË TENTATIVË. Gjakovë 27.06.2022 – 19:25. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht me sëpatë viktimën mashkull kosovar me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Pas lëndimeve të marra viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes mirëpo nuk e kanë hasur të dyshuarin e cili gjendet në arrati. Në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.